AEROPORTI I TIRANËS I PARI NË BALLKAN ME TEKNOLOGJI 5G TË AIRBUS

Këtë të hënë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Vodafone Albania dhe Airbus prezantuan implementimin e platformës së komunikimeve mission-critical, duke u bërë kështu aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që adopton këtë teknologji të avancuar për operacionet dhe sigurinë aeroportuale.

Platforma është ndërtuar mbi kapacitetet e avancuara të rrjetit 5G, duke mundësuar komunikim të sigurt dhe në kohë reale ndërmjet ekipeve operacionale, koordinim më efikas të proceseve aeroportuale, reagim më të shpejtë ndaj situatave emergjente dhe menaxhim më të avancuar të sigurisë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës hedh një hap të rëndësishëm përpara me implementimin e platformës mission-critical të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania. Po ofrojmë një zgjidhje të integruar për përdoruesit tanë, e projektuar për të garantuar komunikim të besueshëm dhe performancë në mjedise operacionale kritike.”

Platforma integrohet plotësisht me infrastrukturën ekzistuese dhe krijon bazën për zhvillime të mëtejshme në automatizim, monitorim operacional dhe menaxhim inteligjent të proceseve aeroportuale.

SHARE