Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që do të mbahen më 7 qershor.
Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i votuesve është 2,092,174, prej të cilëve rreth 1,96 milionë votojnë brenda Kosovës, ndërsa mbi 132 mijë janë regjistruar për votim nga jashtë vendit.
Në këto zgjedhje do të votojnë për herë të parë rreth 22,685 qytetarë, ndërsa rreth 6,801 persona janë larguar nga lista votuese për arsye të ndryshme, përfshirë vdekje, humbje shtetësie ose arsye tjera administrative.
Zgjedhjet do të organizohen në 949 qendra votimi brenda vendit, ndërsa diaspora do të votojë me postë ose në përfaqësi diplomatike.








