Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë mesditën e sotme dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipërinë, duke shënuar kështu një hapo shumë të rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit.
Siç paralajmëroi dhe Top Channel, dy ditë më parë, sipas procedurave të brendshme të BE-së, pas miratimit të IBAR, dosja i kalon COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku do të bëhet edhe sanksionimi formal i mbajtjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Miratimi i pritshmë në COREPER II i hap rrugë mbajtjes së IGC8 më 26 maj.
IBAR, ose Raporti i Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme, është i lidhur me grupkapitullin e parë “Themeloret”, i cili përfshin fusha të rëndësishme si shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe administrata publike.











