Foto: Ministria e Administratës Publike / Ministarstvo javne uprave
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, me bashkëpunëtorët e tij, pritën në një takim zyrtar delegacionin e Qeverisë së Malit të Zi dhe përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Mal të Zi.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, projektet zhvillimore dhe perspektivën evropiane të Komunës së Tuzit, me theks të veçantë në zhvillimin lokal dhe integrimet evropiane.
Pas takimit zyrtar, delegacioni vizitoi fabrikën e vajit të ullirit “Lluçka”, ku u prit nga pronarja Sellma Haxhi, ndërsa më pas vizita vazhdoi në Medrese, ku nxënësit organizuan një program kulturor me rastin e Ditës së Evropës.
Programi artistik dhe edukativ i përgatitur nga nxënësit prezantoi vlera kulturore, arsimore dhe tradicionale, duke i dhënë aktivitetit një karakter simbolik në frymën e bashkëpunimit dhe vlerave evropiane.
Në lidhje me këtë vizitë, materialin e plotë do të keni mundësi ta ndiqni nesër në mbrëmje në ora 20:00.










