Sot, është mbajtur protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e organizuar në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Tubimit i janë bashkuar edhe studentë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, edhe pse një pjesë e tyre, janë bllokuar në kufi nga pala maqedonase.
Sipas informacioneve paraprake, studentët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar nga organizatat studentore shqiptare, por nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin.
Ndërkohë, protesta në Shkup po vijon me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe.
Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.
Ata gjithashtu dëgjohen duke thirrur: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negociohet”.









