MË PAK BUROKRACI PËR USHQIMET / SHQIPËRIA DHE KOSOVA, TREGTI SIPAS PRAKTIKAVE TË BE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë janë dakordësuar për lehtësimin e tregtimit të produkteve ushqimore mes dy vendeve, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Drejtori ekzekutiv i AUV, Bekim Hoxha, ka pritur në një takim drejtoreshën e AKU-së, Blerina Gjylameti, me fokus në reduktimin e barrierave administrative mes dy vendeve, njoftimin reciprok për produktet që rieksportohen mes tyre, bashkëpunimin në fushën e ngritjes së kapaciteteve laboratorike dhe njohjen e rezultateve të analizave.

Hoxha theksoi se AUV është në proces të digjitalizimit të shërbimeve dhe kontrolleve, duke bërë të ditur se ky proces ka arritur rreth 90 për qind.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Kosova do të qëndrojë në krah të Shqipërisë për ndihmë në përmbushjen e kritereve me standardet evropiane, si vendi i parë që ka hapur negociatat për anëtarësim.

Nga ana tjetër, Shqipëria do të shndërrohet në vend referencë për Kosovën në fazat e mëvonshme kur të nisë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

SHARE