BE: QEVERIA DHE KOS TA VAZHDOJNË DIALOGUN

BE i bëri thirrje Qeverisë së Malit të Zi dhe Mitropolisë Malazeze- Bregdetare, të vazhdojnë negociatat për Ligjin për Lirinë e Fesë, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero Hernandez.

“BE vazhdimisht na ka kujtuar rëndësinë e dialogut, dhe në këtë frymë ne shpresojmë rifillimin e fundit të negociatave midis dy palëve. Ne mirëpresim përpjekjet e qeverisë për të arritur një kompromis. Fatkeqësisht, këto bisedime nuk çuan në zgjidhje. Ne i inkurajojmë të dy palët të vazhdojnë dialogun,” tha Pisonero për TVMZ.

Të rikujtojmë që ekipet e ekspertëve të Qeverisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe nuk arritën të gjejnë një zgjidhje, në vazhdimin e negociatave për Ligjin për Lirinë e Fesë.

Kryeministri Dushko Markoviq tha se bisedimet midis ekspertëve juridikë të Qeverisë dhe dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe përfunduan pa rezultat, pavarësisht lëshimeve të shumta të bëra nga ekipi negociator i Qeverisë.

Ndërsa nga Mitropolia Malezeze – Bregdetare thanë se Qeveria, ndryshe nga Kisha, nuk kishte synime të sinqerta për të arritur një zgjidhje reciprokisht të pranueshme në dialog, por ftesa për të folur shërbeu për shantazhin e ri të Kishës dhe marketingun aktual politik.

SHARE