10 VJET NGA ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË FIFA

Më 13 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare e FIFA-s në Kongresin e 66-të të mbajtur në Meksiko, vetëm dhjetë ditë pas anëtarësimit në UEFA.

Ky vendim historik i dha fund izolimit shumëvjeçar të futbollit kosovar dhe shënoi një kthesë të madhe për sportin në vend.

Pranimi erdhi pas përmbushjes së kritereve dhe një procesi të gjatë përpjekjesh nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe breza të tërë sportistësh. Në votim, Kosova mori mbështetjen e shumicës së delegatëve dhe u bë anëtare e plotë e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky moment u vlerësua si historik edhe për shkak të fjalimeve dhe mesazheve të dhëna gjatë Kongresit, ku u theksua rëndësia e futbollit si sport gjithëpërfshirës dhe zhvillimi i tij në Kosovë.

Dhjetë vjet më pas, Kosova ka konsoliduar praninë e saj në arenën ndërkombëtare, me ekipet kombëtare dhe klubet që marrin pjesë rregullisht në garat evropiane dhe botërore, duke dëshmuar rëndësinë e këtij anëtarësimi për zhvillimin e futbollit në vend.

SHARE