ZULFAJ: ËSHTË KOHA QË KOSOVA TË MARRË STATUSIN E VENDIT KANDIDAT NË BE

Kryenegociatori i Kosovës për BE, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka përmbushur reforma dhe është i harmonizuar me politikat e BE-së.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet i vetmi vend pa status kandidati dhe pa nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Presim me padurim ta diskutojmë këtë në sesionin e zgjerimit. Ne kemi realizuar reforma, kemi përqafuar vlerat evropiane dhe kemi treguar rezultate në demokraci e ekonomi. Po ashtu, jemi plotësisht të harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Besojmë se ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për anëtarësim”, ka deklaruar Zulfaj.

Ai po merr pjesë në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që po zhvillohet në Nikosia, Qipro.

SHARE