Foto: Ilustrim
Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik u bë e ditur se gjatë festave të 1 dhe 2 majit, inspektorët e Drejtorisë së Inspektoratit të Tregut kanë kryer 64 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë konstatuar 55 parregullsi.
Për këto shkelje janë lëshuar 91 vendime për kundërvajtje në vlerë totale prej 29.650 eurosh.
Po ashtu, janë mbyllur 15 objekte të shitjes me pakicë për periudhën kur nuk lejohej puna.
Sipas Ministrisë, inspektorët kanë ndërmarrë këto masa për të eliminuar parregullsitë dhe për të ndëshkuar tregtarët që kanë shkelur rregullat.
Ata kanë theksuar gjithashtu se do të vazhdojnë kontrollet e rregullta për respektimin e ndalimit të punës në ditët e diel dhe gjatë festave shtetërore, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i ligjit.










