Tirana është gati të mikpresë samitin e katërt të diasporës. “Përmes rrënjëve lartësohemi” kjo është motoja e samitit nga ku gjatë tre ditëve të ardhme shqiptarë nga e gjithë bota do të diskutojnë se si ata mund të japin kontributin e tyre në atdhe.
Sipas Ferit Hoxhës ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, samiti është konceptuar si “një kuvend për të kthyer lidhjet në veprim dhe potencial në rezultate konkrete për Shqipërinë 2030”.
Hapja e samitit mbrëmjen e kësaj të hëne do të shoqërohet nga dekorimi personaliteteve të diasporës prej Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Dita e dytë e samitit do të nisë me fjalët përshëndetëse të nga Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo e kryeministrit Edi Rama.
“Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional” është tema e parë në këtë samit organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë.
Panelet e tjera do të diskutojnë për rolin e diasporës në inovacion, shëndetësi.
Një rëndësi e posaçme do ti jepet edhe gjuhës shqipe përmes panelit me titull “Standardizimi dhe certifikimi i gjuhës shqipe në diasporë”.
E teksa Shqipëria po mundohet të avancojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, se çfarë ndihme mund të japë diaspora kjo do të diskutohet në ditën e tretë të samimit në tryezën me teme “diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm”.










