RAMA: NEGOCIATAT I KEMI HAPUR NË NJË KOHË REKORD

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruara se negociatat e Shqipërisë me BE janë hapur në kohë rekord.

Rama theksoi se ky proces nuk do të ndalet, ndërsa e vuri theksin tek forca politike që ai drejton, e cila do të konfirmohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“I kemi hapur negociatat në një kohë rekord. Procesi i zhvillimit të marrëdhënieve me BE është një proces që nuk ka rëndësi së çfarë bën ti po se çfarë duan ata. Ne duhet të bëjmë punët tona dhe mos u lëmë sebep atyre që gjërat të vonohen. Na duhet që në zgjedhjet vendore ta konfirmojmë forcën tonë dhe të vazhdojë të ushtrojë fort objektivin historik. Ky proces nuk duhet të merret peng për asgjë tjetër që është në dorën e shqiptarëve. Kemi shumë gjëra që duhet të ndihemi mirë. E kemi marrë ekonominë me më pak se 10 mld prodhim të përgjithshëm, sot e kemi çuar në 27 mld. Duam ta çojmë në 35 mld në 2030. Është e bëshme”, tha Rama.

SHARE