Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres , u ka bërë thirrje SHBA-ve dhe Izraelit që të mos sulmojnë stacionet e energjisë në Iran apo infrastrukturën tjetër civile.
Të tilla sulme do të shkelnin ligjin ndërkombëtar, tha zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric, në Nju Jork.
“Edhe nëse një infrastrukturë civile e caktuar mund të klasifikohet si objektiv ushtarak, e drejta ndërkombëtare humanitare megjithatë do të ndalonte sulmet kundër tyre” nëse pritet të shkaktohet dëm “i tepruar” për popullsinë civile.
Është detyrë e një gjykate të vendosë nëse këto sulme duhet të klasifikohen si krime lufte, shtoi Dujarric. Në çdo rast, “ka ardhur koha që palët t’i japin fund këtij konflikti”, kërkoi Guterres, sipas zëdhënësit të tij.









