NGA NESËR DO TË SHTRENJTOHEN TË GJITHA LLOJET E KARBURANTIT

Foto: Ilustrim

Nga nesër, në Mal të Zi do të rriten çmimet e të gjitha llojeve të karburanteve, është bërë e ditur nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Nafta do të shtrenjtohet me 10 cent dhe do të kushtojë 1,78 euro për litër, ndërsa vaji për ngrohje do të rritet me 11 cent, duke arritur në 1,95 euro për litër.  

Çmimi i benzinës BMB 98 do të jetë 1,63 euro për litër, që është një rritje prej katër centësh, ndërsa BMB 95 do të rritet me tre cent dhe do të kushtojë 1,59 euro për litër.

Nga Ministria sqarojnë se, në përputhje me rregulloren për mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars, rishikimi i radhës i çmimeve do të bëhet më 14 prill, ndërsa çmimet e reja eventuale do të vlejnë nga 15 prilli.

Gjithashtu theksohet se, falë uljes së akcizës, çmimet e derivateve të naftës janë dukshëm më të ulëta krahasuar me ato që do të ishin pa këtë masë.

Këto masa, sipas ministrisë, kanë për qëllim të lehtësojnë presionin mbi standardin e qytetarëve dhe ekonominë, si dhe të sigurojnë stabilitet të çmimeve në kushte të vështira ekonomike.

SHARE