ME INICIATIVË TË KKSH-së MBAHET TAKIMI I PËRFAQËSUESVE TË SUBJEKTEVE POLITIKE SHQIPTARE

Sot me iniciativë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, në hotelin “Mediteran” në Ulqin, u mbajt takimi i përfaqësuesve të subjekteve politike të shqiptarëve në Malin e Zi, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen më 30 gusht 2020.

Në takim kanë qenë prezent kryetarët e subjekteve: Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit. Në takim nuk ishin prezent kryetari i Partisë Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. 

Pjesëmarrësit në takim kanë diskutuar dhe janë shprehur se bien dakord për pjesëmarrje të unifikuar në zgjedhje të ardhshme parlamentare, duke iu bërë ftesë edhe atyre që nuk ishin të pranishëm në tryezë, të bëjnë përpjekje për bashkim. Këshilli Kombëtar edhe në ditët në vazhdim do të përpiqet për ta jetësuar këtë qëllim fisnik kombëtar, për unifikimin e subjekteve kombëtare në sfidat e ardhshme politike.

SHARE