ULQIN, NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES SË NATYRËS

Foto: RTMZ

Me rastin e shënimit të Ditës së Komunës së Ulqinit është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së natyrës, Plazhit të Madh dhe zonave të tjera me rëndësi, me shtatë organizata joqeveritare.  

“Një marrëveshje e tillë është e para në Mal të Zi. Kam dashur që në këtë mënyrë t’u jap mbështetje organizatave joqeveritare për gjithçka që kanë bërë deri më tani në mbrojtjen e natyrës në Komunën e Ulqinit, si dhe që ky bashkëpunim të vazhdojë. Na nevojitet njohuria e tyre profesionale dhe gatishmëria për të ndihmuar organet e vetëqeverisjes lokale”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.

“Sot, shtatë organizata joqeveritare formuan një trup këshillimor që në periudhën e ardhshme do t’i ofrojë mbështetje Komunës së Ulqinit, para së gjithash në aktivitetet që lidhen me zonën e Plazhit të Madh dhe zona të tjera me rëndësi për mbrojtjen e natyrës në territorin e komunës”, tha drejtoresha e OJQ Green Home, Azra Vukoviq.

SHARE