SHËNOHEN 78 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë analizuar 375 mostra që nga rezultatet e fundit, nga të cilat 78 ishin pozitive, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet e zbuluara rishtazi janë:

Podgoricë: 48

Nikshiq: 11

Herceg Novi: 7

Plevle: 3

Kotor: 2

Beranë: 2

Tivar: 2

Bijello Pole: 1

Cetijë: 1

Rozhajë: 1

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i Qershorit nga #COVID19 është 16.

U konfirmuan 9 persona të tjerë të shëruar, të cilët rritën numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 42.

Duke marrë parasysh të ndjerit dhe të shëruarit, numri i rasteve aktive me #COVID19 në Mal të Zi është 1522.

Shumica e rasteve të reja janë kontakte të rasteve të regjistruara më parë.

SHARE