NGA MESNATA, EURODIZELI DO TË SHTRENJTOHET PËR 16 CENTË, NDËRSA BENZINA PËR 7 CENTË

Foto: Vijesti

Ministria e Energjisë dhe Minierave e Malit të Zi njoftoi se nga mesnata në Mal të Zi do të rriten çmimet e karburanteve.

Për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, më herët ishte paralajmëruar një rritje e ndjeshme e çmimeve të karburanteve në Mal të Zi.

Çmimet e reja do të jenë:

Eurosuper 98 – 1.50 euro për litër (7 centë më shumë).

Eurosuper 95 – 1.47 euro për litër (7 centë më shumë).

Eurodizel – 1.50 euro për litër (16 centë më shumë).

Vaji për ngrohje – 1.42 euro për litër (15 centë më shumë).

Sipas ministrisë, përllogaritja e radhës e çmimeve do të bëhet më 23 mars, ndërsa çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi më 24 mars.

SHARE