Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq njoftoi që Mali i Zi disponon me rezervat strategjike të derivatëve të naftës, i cili vepron si një mekanizëm shtesë sigurie për furnizimin.
“Falë reformave të Qeverisë nga viti i kaluar, Mali i Zi ka rezervat strategjike të derivatëve të naftës, të cilat së bashku me rezervat komerciale të disa subjekteve ekonomike, sigurojnë stabilitetin e tregut dhe një konsum normal për rreth dy muaj,” shkroi Spajiq në rrjetin X.
Ai rikujtoi se sot është thirrur seanca e Këshillit për sigurimin e furnizimit të sigurt me derivatë nafte, ku do të shqyrtohet situata aktuale dhe masat e mundshme për tejkalimin e sfidave që përballen disa kompani më të vogla naftë.












