Foto: Ilustrim
Negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për anëtarësim kanë hyrë në vitin e fundit dhe vendi konsiderohet i pari në radhë për t’u bërë pjesë e bllokut.
Ky mesazh është përsëritur disa herë nga Komisioni Evropian, së fundmi edhe nga komisionerja për zgjerim Marta Kos.
Ekspertët theksojnë se Mali i Zi duhet të përmbushë të gjitha kriteret për mbylljen e kapitujve të negociatave.
Sipas ish-negociatores Gordana Gjuroviq, gjatë këtij viti parashihet miratimi i rreth 120 ligjeve për harmonizimin e legjislacionit me rregullat evropiane.
Megjithatë, situata politike në vend mbetet një sfidë.
Analistët vlerësojnë se Mali i Zi nuk duhet të vonohet duke pritur vendet që janë më prapa në procesin e integrimit.
Synimi është që të mbyllen të gjithë kapitujt deri në dhjetor, ndërsa plani është që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian rreth vitit 2028.











