Foto: Vijesti
Qendra Klinike e Malit të Zi njoftoi se nga e martja hiqet ndalimi i vizitave për pacientët e shtruar, me rekomandimin që në vizita të mos vijnë persona që kanë simptoma të infeksioneve respiratore ose nuk ndihen mirë.
Sipas njoftimit, ky vendim është marrë bazuar në vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe hyn në fuqi më 10 mars.
Vizitat nuk lejohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Departamentin e Obstetrikës dhe në Departamentin e të porsalindurve të parakohshëm në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Departamenti i Epidemiologjisë Spitalore i QKMZ monitoron çdo ditë situatën epidemiologjike në institucion dhe viziton rregullisht klinikat dhe departamentet.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, aktiviteti i virusit të gripit aktualisht është në nivel bazik.
Departamenti do të vazhdojë të ndjekë lëvizjen e sëmundjeve respiratore dhe situatën epidemiologjike në Qendrën Klinike, duke propozuar masa për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve spitalore.











