NAFTA TRONDIT TREGJET GLOBALE, SULMI NDAJ IRANIT DHE SITUATA NË LINDJEN E MESME RRIT ÇMIMIN

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme ka ndikur menjëherë në çmmin e naftës.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N448205.5163496VIZIONPLUS/B35387532.441143299;dc_ver=106.314;sz=300×250;u_sd=1;nel=1;dc_adk=4246763018;ord=72fkkw;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTQ1LjAuNzYzMi4xNjAiLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siTm90OkEtQnJhbmQiLCI5OS4wLjAuMCJdLFsiR29vZ2xlIENocm9tZSIsIjE0NS4wLjc2MzIuMTYwIl0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjE0NS4wLjc2MzIuMTYwIl1dLDBd;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fnafta-trondit-tregjet-globale-sulmi-ndaj-iranit-dhe-situata-ne-lindjen-e-mesme-rrit-cmimin%2F$0;xdt=0;crlt=IHeOG!YtIm;gcsr=m;stc=1;chaa=1;sttr=6;prcl=s

Nafta e pa përpunuar Brent u rrit me 13.02 dollarë, ose 14%, në 105.71 dollarë për fuçi.

Kjo rritje ka qenë më e larta që nga viti 2022, pas sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe frikës për ndërprerje të furnizimit global.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N448205.5163496VIZIONPLUS/B35332874.441250600;dc_ver=106.314;sz=300×250;u_sd=1;nel=1;dc_adk=4246734087;ord=dhfz4i;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTQ1LjAuNzYzMi4xNjAiLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siTm90OkEtQnJhbmQiLCI5OS4wLjAuMCJdLFsiR29vZ2xlIENocm9tZSIsIjE0NS4wLjc2MzIuMTYwIl0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjE0NS4wLjc2MzIuMTYwIl1dLDBd;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fnafta-trondit-tregjet-globale-sulmi-ndaj-iranit-dhe-situata-ne-lindjen-e-mesme-rrit-cmimin%2F$0;xdt=0;crlt=IHeOG!YtIm;stc=1;chaa=1;sttr=4;prcl=s

Rritja e menjëhershme e çmimeve u shkaktua nga disa faktorë kryesorë që lidhen drejtpërdrejt me konfliktin.

Sulmet ndaj depozitave dhe rafinerive të naftës në Iran dhe në vendet e Gjirit Persik, si dhe kërcënimet për transportin e naftës në rajon, krijuan frikë se furnizimi global mund të reduktohet ndjeshëm.

Një element tjetër që ka ndikuar në rritjen e çmimeve është situata në ngushticën e Hormuzit. Rreth 20% e naftës globale kalon përmes kësaj ngushtice, dhe çdo ndërprerje e trafikut të anijeve në këtë zonë mund të ndikojë drejtpërdrejt në furnizimin global.

Përballë kësaj situate, vendet më të industrializuara të botës po shqyrtojnë masa emergjente për të stabilizuar tregjet. Ministrat e energjisë dhe financave të G7 pritet të zhvillojnë një mbledhje për të diskutuar ndikimin e krizës dhe për të koordinuar një reagim të përbashkët. Një nga opsionet që po shqyrtohet është lirimi i rezervave strategjike të naftës për të rritur furnizimin në treg dhe për të ulur presionin mbi çmimet.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse rezervat strategjike përdoren, kjo mund të ketë vetëm një efekt të përkohshëm në stabilizimin e tregut.

Analistët paralajmërojnë se rritja e çmimeve të naftes dhe energjisë mund të shkaktojë një valë të re inflacioni në shumë ekonomi, duke rritur koston e transportit, prodhimit dhe jetesës për konsumatorët.

SHARE