SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT: BOTA DO TË JETË MË E SIGURT KUR TË PËRFUNDOJË MISIONI NË IRAN

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se bota “do të jetë një vend më i sigurt dhe më i mirë kur misioni në Iran të përmbushet”.

Duke folur në një aktivitet në Uashington DC, Rubio tha se SHBA-të janë të angazhuara në një mision që synon “rrëmbyesin më të madh të pengjeve në botë dhe sponsorin kryesor të terrorizmit në botë, regjimin në Iran”.

Ai thotë se qëllimet e misionit janë të qarta dhe përfshijnë shkatërrimin e “aftësisë së këtij regjimi për të lëshuar raketa, shkatërrimin e fabrikave që prodhojnë këto raketa dhe shkatërrimin e marinës së tyre”.

“Jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv”, thotë ai.

“Çdo ditë ky regjim në Iran ka më pak raketa, ka më pak lançues, fabrikat e tyre punojnë më pak dhe marina e tyre po shkatërrohet.”

SHARE