Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvilloi një takim me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Kroacisë, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Malit të Zi dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar.
Gjatë takimit u theksua se Kroacia vazhdon të mbështesë fuqishëm Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Camaj falënderoi Zagrebin për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësoi përvojën e Kroacisë në procesin e integrimit evropian.
Ai përmendi edhe miratimin unanim të Rezolutës për integrimet evropiane në Kuvendin e Malit të Zi si një sinjal të qartë të mbështetjes politike për rrugën evropiane të vendit.
Palët diskutuan gjithashtu për çështjet e hapura mes dy vendeve, për ligjin zgjedhor dhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, përfshirë edhe pozitën e komunitetit kroat në Mal të Zi. P
o ashtu, u theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare dhe e forcimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.
Gjatë vizitës në Kuvendin e Kroacisë, Camaj u takua edhe me Grupin e Miqësisë Kroaci–Mali i Zi, të cilin e ftoi të vizitojë Malin e Zi. Në fund, bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit dhe dialogut parlamentar, me përkushtim të përbashkët ndaj vlerave evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.










