PROTESTAT NË BOTUN PEZULLOHEN PËRKOHËSISHT

Foto: Pobjeda

Banorët e Botunit kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht protestat para vendit të ndërtimit të impiantit për pastrimin e ujërave të zeza të Podgoricës në Botun.

Vendimi u mor gjatë një tubimi të qytetarëve, pasi ata dyshojnë se djegia e makinerive në vendin e ndërtimit ishte e inskenuar.

Banori Mihajllo Qetkoviq thekson se pezullimi është vetëm i përkohëshëm.

SHARE