Foto: TVMZ
Në organizim të Shoqatës së Pensionerëve, sot në pesë para dymbëdhjetë u thirrë simbolikisht një protestë për shkak të rritjeve minimale të pensioneve dhe kushteve gjithnjë e më të vështira të jetesës për këtë grup qytetarësh.
Siç theksuan përfaqësuesit e pensionerëve me pension minimal prej 450 eurosh, të cilin e marrin rreth 70.000 persona, ata nuk mund të jetojnë në mënyrë dinjitoze.
Çmimet e ushqimit, barnave dhe shërbimeve komunale janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat e tyre kanë mbetur thuajse të njëjta. Veçanërisht janë të pakënaqur me rritjen simbolike të pensioneve prej 1,70 eurosh, të cilën, siç thonë, e konsiderojnë poshtëruese.
Përveç rritjeve minimale, pakënaqësia e tyre thellohet edhe nga problemet në sistemin shëndetësor dhe pritjet e gjata për kontrollime mjekësore.
Pensionerët bëjnë thirrje se është pesë para dymbëdhjetë dhe që protesta para Kuvendit duhet të jetë e qetë dhe dinjitoze, por paralajmërojnë se, nëse autoritetet nuk përgjigjen ndaj kërkesave të tyre, do të detyrohen të ndërmarrin hapa më radikalë.









