Pasi Komisioni i përkohshëm verifikoi kuorumin dhe mandatet, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhanë betimin.
Në deklaratën e betimit thuhet se deputetët do të kryejnë detyrën me dinjitet dhe në interes të Kosovës.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit.
Secili deputet do ta nënshkruaj deklaratën e betimit.
Lëvizja Vetëvendosje e propozoi deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
Propozimi i Haxhiut për kryetare të Kuvendit u bë nga deputeti Glauk Konjufca.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën sot për kryetare Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Haxhiu u zgjodh kryetare e legjislaturës së dhjetë me 66 vota për.
Përveç kryetarit sot në rend dite do të jetë edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.








