EKONOMIA E KOSOVËS PENG E POLITIKËS, MBI 1 MLD EURO FONDE NGA BE NUK PO SHFRYTËZOHEN

Mbi një miliard euro fonde ndërkombëtare nuk po shfrytëzohen nga Kosova prej më shumë se një viti, për shkak të mosaprovimit nga Kuvendi.

Mungesa e institucioneve ka sjellë që të mos përfitohen 882 milionë euro nga Plani i Reformave dhe Rritjes i Bashkimit Evropian (BE) dhe mbi 120 milionë euro të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) të Bankës Botërore.

Afati për hyrjen në fuqi të marrëveshjes që parashikon financimin e politikës zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër është 13 shkurt 2026, ka paralajmëruar Banka Botërore.

Vonesat në krijimin e institucioneve po rrezikojnë ekonominë e vendit dhe fondet e tjera të cilat janë ende në pritje.

Ekspertët kanë kritikuar skenën politike në vend, duke e cilësuar qasjen e pozitës dhe opozitës ndaj moskrijimit të institucioneve si të papërgjegjshme.

Nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i janë përcaktuar rreth 882 milionë euro, për të cilat vendi ka miratuar agjendën e reformave.

SHARE