Qeveria e Malit të Zi ka publikuar një hartë të vendeve me kushtet në të cilat të huajt lejohen të hyjnë në Mal të Zi.
Hyrja nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Moldavia nuk lejohet.
Me një test PCR negativ, Elisa ose Eclia test, lejohet hyrja nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova.
Hyrja e të huajve nga Ukraina dhe Bjellorusia është e mundur me miratimin e Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.
Hyrja nga vendet e tjera të Evropës është e mundur pa kufizime shtesë.