MALI I ZI NDËR VENDET PËR TË CILAT SHBA-ja PEZULLON PËRKOHËSISHT PËRPUNIMIN E VIZAVE TË IMIGRACIONIT

Foto: Shutterstock

Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë ndër vendet për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pezullojnë përkohësisht përpunimin e vizave të imigracionit.

Kjo masë hyn në fuqi më 21 janar 2026 dhe bëhet pjesë e një plani më të gjerë të administratës amerikane për të parandaluar imigracionin e personave që mund të konsiderohen “barrë publike” (public charge), dmth që mund të varen nga ndihmat sociale dhe përfitimet publike në SHBA.

Sipas një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, pezullimi i lëshimit të vizave do të zgjasë pa afat, derisa autoritetet përkatëse të kryejnë një rivlerësim të detajuar të procedurave të verifikimit dhe sigurimit.

SHARE