GJELOSHAJ: NËNSHKRIMI I MEMORANDUMIT PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK ME SHBA-në, NJË HAP KYÇ PËR PËRMIRËSIMIN E MJEDISIT INVESTUES

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ekonomik midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) përbën një hap kyç në përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar mjedisin investues, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.

Ai dje ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren në largim të SHBA-së, Judy Rising Reinke.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Gjeloshaj i ka shprehur falënderimet Reinke për punën e saj të përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis Malit të Zi dhe SHBA-së, veçanërisht në fushën e dialogut dhe bashkëpunimit ekonomik.

“Nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në përbën një aspekt kyç të përpjekjeve tona të përbashkëta për të përmirësuar mjedisin investues dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik”, tha Gjeloshaj.

Ai shtoi se rëndësia e Memorandumit qëndron në hapjen e mundësive të reja për tregti, investime dhe projekte të përbashkëta, që kontribuojnë në prosperitetin e dy vendeve.

Ndërkaq, Reinke vlerësoi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe theksoi rëndësinë e intensifikimit dhe thellimit të lidhjeve ekonomike midis Malit të Zi dhe SHBA-së.

SHARE