CIGARET DO TË SHTRENJTOHEN NGA 20 DERI NË 50 CENTË

Foto: DAN

Paketa e cigareve nga e hëna do të jetë më e shtrenjtë për 20 deri në 50 centë, është konfirmuar për “Dan” nga kompanitë e duhanit.

Ky është reagim i kompanive të duhanit ndaj ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për akcizat, sipas të cilit akciza specifike për cigaret për çdo 1000 copë është rritur nga 53,5 euro në 58,85 euro.

Akciza proporcionale mbetet e njëjtë, 24,5% e çmimit të shitjes me pakicë të cigareve. Vendimi për çmimet e reja të cigareve do të publikohet në Fletoren Zyrtare në ditët në vijim.

Siç i kanë konfirmuar “Dan”-it disa burime nga industria e duhanit, kompania JTI ka vendosur që çmimet të rriten nga e hëna. Po të njëjtën vendim pritet ta marrë edhe Philip Morris, ndërsa British American Tobacco (BAT) do të rrisë çmimet nga 19 ose 26 janari.

Sipas informacioneve që ka marrë “Dan”, rritja minimale e paketës së cigareve do të jetë 20 centë, shumica e paketave do të shtrenjtohen për 30 centë, ndërsa paketat që aktualisht kushtojnë 5,5 euro nga e hëna do të kushtojnë 6 euro, pra 50 centë më shumë.

SHARE