PODGORICA DO TË NDËRTOJË IMPIANTIN E PARË PËR DJEGIEN E MBETJEVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka njoftuar se në Podgoricë së shpejti do të ndërtohet impianti i parë për djegien e mbetjeve, i cili do të mundësojë prodhimin e deri në 50 (megavat – MW) energji të rinovueshme nga mbetjet.

Në një postim në rrjetin social X, ai tha se në këtë mënyrë do të zgjidhet në mënyrë ekologjike çështja e sistemit të menaxhimit të mbetjeve komunale, në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

“Përmes një partneriteti publik-privat, në Podgoricë do të ndërtojmë impiantim më modern për mbetjet teknike (incenerator), i cili do të zgjidhë një problem të madh të Kryeqytetit, por do të shërbejë edhe si opsion rezervë nëse në komuna të tjera tejkalohet niveli i përqendrimit të grimcave të dëmshme. Ndër kompanitë e interesuara për këtë projekt është edhe gjiganti japonez Itochu, i cili ka përvojë dhe suksese të mëdha në realizimin e projekteve të tilla”, tha Spajiq.

SHARE