PAZHIN: 13 KORRIKU ËSHTË SIMBOL I LIRISË

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Zoran Pazhin, ka deklaruar se 13 korriku, si simbol i përpjekjeve të vazhdueshme të popullit malazezë për liri dhe të drejtën, është vërtetim se në Malin e Zi qytetarë, janë më të rëndësishme dhe më të vjetra të gjitha ato vlera të cilat i bashkojnë qytetarët e të gjitha kombeve dhe konfesioneve.

Gjatë historisë, Mali i Zi , ka theksuar Pazhin, ka shkuar vetëm përpara kur qytetarët e tij janë identifikuar sipas burrërisë dhe njerëzisë, por askurr kur ata janë ndarë mbi bazat fetare ose kombëtare.

Ai, duke folur në hapjen e tryezës së rrumbullakët, me titull “13 korriku, si simbol i synimeve të përhershme të banorëve të Malit të Zi për liri dhe drejtësi “, është vërtetim se në Malin e Zi qytetarë, janë më të rëndësishme dhe më të vjetra ato vlera të cilat i bashkojnë qytetarët e të gjitha kombeve dhe konfesioneve.

Këto vlera, ka theksuar ai, askush nuk ia ka dhuruar Malit të Zi , por për to kanë jetuar dhe me shekuj kanë vdekur malazezët dhe malazezet e të gjitha kombeve dhe konfesioneve.

SHARE