DUKAJ: TË INVESTOHET NË NJERËZ, INTEGRITET DHE NJOHURI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratrës Publike, Marash Dukaj, theksoi rëndësinë e investimit në shërbëtorë publikë profesionistë dhe kompetentë për të siguruar një reformë të qëndrueshme të administratës publike dhe për të përmbushur standardet evropiane.

Ai hapi Forumin dy-ditor për Reformën e Administratës Publike në Podgoricë, organizuar nga UNDP me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrisë së Administratës Publike.

Dukaj nënvizoi se asnjë reformë, përfshirë digjitalizimin dhe modernizimin e administratës, nuk mund të realizohet pa koordinim të fortë ndërinstitucional dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, sidomos BE-në. Qëllimi është krijimi i një administrate që shërben vërtet qytetarët dhe bizneset, në përputhje me standardet evropiane.

Ai gjithashtu përmendi rëndësinë e programit “Ready for Europe”, i cili trajnon punonjësit për funksionimin në institucionet e BE-së, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe vendas për forcimin e njohurive dhe aftësive të stafit. Zbatimi i ligjit të ri për shërbëtorët dhe punonjësit shtetëror, si dhe ligji për institucionet publike, janë hapa të rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe përdorimit më të mirë të resurseve.

Dukaj theksoi se modernizimi i sektorit publik nuk është thjesht teknik, por kërkon edhe ndryshim kulture, përfshirjen e praktikave të mira dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe të institucioneve vendase. Prioritet kryesor mbetet investimi në njerëzit, profesionalizmin, integritetin dhe njohuritë e tyre.

SHARE