Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Buxheti i përgjithshëm i shtetit me depozitat për vitin e ardhshëm është planifikuar në shumën 3,77 miliardë euro, thuhet në Projektligjin për Buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili po shqyrtohet aktualisht në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas dokumentit në të cilin kanë pasur qasje Vijesti, të ardhurat burimore arrijnë në 3,07 miliardë euro, ndërsa shpenzimet janë projektuar në 3,35 miliardë euro.
Deficiti buxhetor është planifikuar në 278 milionë euro, ndërsa në zërin “shlyerja e borxhit” parashikohen 383,59 milionë euro. Sipas të dhënave nga dokumenti, arkës së shtetit do t’i mungojnë gjithsej rreth 704 milionë euro.
Të ardhurat totale prej 3,77 miliardë euro janë shpërndarë në mënyrë që 1,6 miliardë t’i takojnë buxhetit të zakonshëm, 39,86 milionë rezervave, 1,4 miliardë buxhetit të fondeve shtetërore, 300 milionë buxhetit kapital, ndërsa për zërin “transaksione dhe financime” janë paraparë 430 milionë euro.










