PËRDORIMI I GOMAVE DIMËRORE BËHET I DETYRUESHËM NGA 15 NËNTORI

Foto: Ilustrim

Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm nga 15 nëntori deri më 1 prill 2026, pavarësisht nëse në atë rrugë ekzistojnë kushte dimërore apo jo.

Nga Drejtoria e Policisë është bërë e ditur se, sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, në këtë periudhë automjetet për transport pasagjerësh dhe mjetet transportuese të mallrave që marrin pjesë në trafik gjatë kushteve dimërore (reshje dëbore, akull apo ngrica), duhet të kenë goma dimërore në të gjitha rrotat.

Thellësia minimale e shollës së gomave në këtë periudhë duhet të jetë 4 mm.

Apeluan tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i përgatisin automjetet për vozitje në kushte dimërore dhe në këtë mënyrë, përveç detyrimit për respektimin e Ligjit, të kontribuojnë si në sigurinë e tyre, ashtu edhe në sigurinë e bashkudhëtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

SHARE