Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar 40 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e të infektuarve në Mal të Zi në 292.
Nga 40 raste të zbuluara rishtazi, 21 janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, dy raste janë importuar, ndërsa 17 pacientë janë në proces të burimit të infeksionit.
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën e 444 mostrave për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 40 rezultate ishin pozitive.
Këta janë pacientë nga Podgorica (19), Berane (9), Plava (4), Rozhaj (2), Bijello Pole (3), Budva (1), Tivat (1) dhe Guci (1).
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i qershorit është 292, ka tre vdekje dhe numri i rasteve aktive është 289.
Rastet aktive sipas komunave janë:
Podgoricë 79
Rozhaj 78
Berane 32
Bijello Pole 19
Budva 15
Guci 14
Tivar 11
Plav 10
Cetinjë 7
Nikshiq 5
Ulqin 4
Tivat 3
Herceg Novi 3
Danillovgrad 3
Kotor 3
Tuz 2
Petnicë 1