OSBE – ODIHR PUBLIKON RAPORTIN PËR 11 MAJIN: KANDIDATËT E PARTISË NË PUSHTET PATËN AVANTAZH TË PADREJTË

Raporti i OSBE/ODIHR i cilëson si konkurruese por të polarizuara zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Pesë muaj pas përfundimit të tyre vëzhguesit e Misionit theksojnë se garuesit gjithsesi nuk patën mundësi të barabarta gjatë fushatës elektorale.

Raporti vlerëson pozitivisht procesin e votimit në Diasporë, por thekson se partia në pushtet pati avantazh me përdorimin e burimeve të administratës gjatë fushatës.

Në të njëjtën kohë vëzhguesit ndalen edhe në ditën e zgjedhjeve ku jepet vlerësim pozitiv për procesin në 95% të qendrave të votimit, ndërkohë që vihet theksi edhe te presioni ndaj zgjedhësve.

SHARE