Asnjë investim i madh turistik në Mal të Zi nuk është ndalur, përkundër pandemisë se koronavirusit që e gjithë bota po lufton, tha Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Damir Davidoviq.
Ai tha në parlament se viti dhe situata me të cilën po merremi, kur bëhet fjalë për turizmin, nuk është diçka që pritej për industrinë e turizmit. Kur bëhet fjalë për turistët që vizituan Malin e Zi, ky është një konfirmim, për korrektësinë e politikës së turizmit të ndjekur nga vendi ynë.
“Nëse e krahasojmë të kaluarën me vitin 2016, kemi tre herë më shumë turistë nga Gjermania, dy herë më shumë nga Austria, Gjermania, Britania e Madhe, shtatë here më shumë nga Kina…”, tha Davidoviq.
Vetëm në tre vitet e kaluara, tha ai, investimet arritën në rreth një miliardë euro.
“Jo vetëm që është investuar në kapacitetet akomoduese, por edhe në përmirësimin e ofertës. Mali i Zi është shtëpia e shumë markave të njohura ndërkombëtarisht,” tha Davidoviq.