Foto: Ilustrim
Që nga mesnata, të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira, është njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.
Eurosuper 98 do të ulet për tre cent dhe do të kushtojë 1,42 euro për litër.
Po ashtu, për tre cent do të ulet edhe çmimi i Eurosuper 95 dhe çmimi për litër do të jetë 1,39 euro.
Një litër Eurodizel do të kushtojë 1,31 euro, pra do të jetë më i lirë për tre cent.
Edhe vaji për ngrohje do të jetë më i lirë për tre cent dhe do të kushtojë 1,25 euro.
“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën dhe lartësinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (‘Fletorja Zyrtare e Malit të Zi’, numër 23/21 dhe 10/25), përllogaritja e radhës do të bëhet më 3 nëntor dhe çmimet eventualisht të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 4 nëntori”, thuhet në njoftim.