EDHE 28 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në 24 orët e fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan analizën e 190 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 28 rezultate ishin pozitive. 

Këta janë pacientë nga Gucia (12), Podgorica (10), Tivar (4), Cetinje dhe Bijello Pole nga 1 person.

Nga 28 raste të zbuluara rishtazi, 18 ishin kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, ndërsa për 10 pacientë po kërkohet burim infeksioni dhe u testuan për simptoma.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga mesi i qershorit është 252, tre pacientë kanë vdekur dhe numri i rasteve aktive është 249.

SHARE