Foto: Luka Zeković
Në urimin e tij me rastin e 7 Tetorit – Ditës së Ushtrisë së Malit të Zi, ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq tha se Ushtria e Malit të Zi sot është një institucion modern, i përgjegjshëm dhe i besueshëm, që gëzon respektin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e 7 Tetorit – Ditës së Ushtrisë së Malit të Zi”, tha Krapoviq.
Ai theksoi se kjo ditë është një mundësi për të kujtuar me krenari traditën e pasur të ushtrisë malazeze, por edhe për të shprehur mirënjohje për përkushtimin e pjesëtarëve të saj në shërbim të atdheut.
“Ushtria e Malit të Zi sot është një institucion modern, i përgjegjshëm dhe i besueshëm, që gëzon respektin e qytetarëve dhe të partnerëve tanë. Përkushtimi juaj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe reputacionit ndërkombëtar të shtetit tonë, dëshmon se jeni pasardhës të denjë të traditës së lavdishme ushtarake të Malit të Zi”, u shpreh ministri.
Ai shprehu bindjen se Ushtria e Malit të Zi edhe në të ardhmen do të kontribuojë me punën, disiplinën dhe frymën patriotike në forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe në afirmimin e vlerave mbi të cilat qëndron Mali i Zi.
“Me krenari dhe mirënjohje, ju uroj punë të suksesshme, lumturi personale dhe profesionale, dhe që Ditën e Ushtrisë së Malit të Zi ta festoni në mënyrë dinjitoze dhe në frymën e bashkimit. Gëzuar Dita e Ushtrisë së Malit të Zi”, përfundon njoftimi.