DY VITE NGA SULMI I 7 TETORIT / LUFTA NË GAZA, PASOJA TË RËNDA PËR CIVILËT DHE PËR POLITIKËN GLOBALE

Më 7 Tetor 2023, një sulm i papritur nga Hamas tronditi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 persona dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Një ditë më vonë, më 8 Tetor, Izraeli nisi ofensivën ushtarake më të madhe në historinë e tij ndaj Gazës, që brenda dy vitesh ka rezultuar shkatërruese për popullsinë palestineze. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të drejtuar nga Hamas, të paktën 66.000 persona janë vrarë, 80% prej tyre civilë, dhe mbi 169.000 janë plagosur. Shifrat e vërteta pritet të jenë edhe më të larta.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raporton se rreth 90% e banesave në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar, duke zhvendosur mbi 1.9 milionë njerëz nga 2.1 milionë banorë. Ndërkohë, bllokada totale e vendosur nga Izraeli ka përkeqësuar krizën humanitare, me raste të urisë ekstreme që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 450 personave, mes tyre 150 fëmijë.

SHARE