Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministria e Administratës Publike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi prezantuan “Udhëzuesin e xhepit për orientimin e nëpunësve në administratën publike”, të përgatitur në kuadër të projektit “Shërbimet elektronike dhe infrastruktura digjitale si përgjigje ndaj COVID-19”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Ky udhëzues praktik dhe i thjeshtë u ofron të punësuarve aktualë dhe kandidatëve për punë në administratë informacione të qarta për rregullat, procedurat dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet një shërbim publik profesional dhe përgjegjës.
Ky udhëzues është zhvilluar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike dhe Drejtorinë për Burime Njerëzore.
Synon të ndihmojë orientimin më të mirë të nëpunësve të rinj dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve.
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, theksoi:
“Qëllimi ynë është një administratë efikase, transparente dhe më afër qytetarëve. Udhëzuesi i xhepit do t’i ndihmojë nëpunësit të kuptojnë më mirë sistemin dhe detyrimet e tyre.”
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Mal të Zi, Ekaterina Paniklova, shtoi:
“Ky udhëzues është një mjet konkret që lehtëson përfshirjen e nëpunësve të rinj në sistem dhe përmirëson ofrimin e shërbimeve publike.”
Udhëzuesi është i disponueshëm në formë elektronike në faqen e UNDP-së, ndërsa 250 kopje të shtypura do të shpërndahen në sektorin publik.