DARMANOVIQ ME VARHELIN DHE ME KOLEGËT NGA BALLKANI PERËNDIMOR

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq ka marr sot pjesë në video konferencën me komisarin për zgjerim Oliver Varheli dhe me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga Ministria e punëve të jashtme kanë theksuar se tema të konferencës janë bashkëpunimi i shteteve të rajonit dhe BE në mposhtjen e pandemisë së korona virusit dhe përpjekjet e përbashkëta në vendosjen e normalizimit të qarkullimit të njerëzorëve dhe të mallrave si parakushte për stabilizimin ekonomik dhe shërimin nga pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Theksohet se Darmanoviq ka prezentuar rezultatet e deritashme të Malit të Zi në mposhtjen e epidemisë së virusit  Covid-19 si dhe masat qëllimi i të cilave është rritja ekonomike, sidomos në turizëm, përmes respektimit të masave mbrojtëse për shëndetin e banorëve. 

Përndryshe qytetarët e Malit të Zi prej me 1 korrik do të mund të udhëtojnë në vendet e BE.

SHARE