PUTIN SHPËRFILL ULTIMATUMIN E TRUMPIT / SULM NË KIEV ME 28 VIKTIMA, MES TYRE 5 FËMIJË

Numri i viktimave nga sulmi i egër me raketa i Vladimir Putinit në Kiev ka shkuar në 28, e mes tyre, sic raportojnë zyrtarët lokalë, janë edhe pesë fëmijë.

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin ukrainas vazhdojnë kërkimin në rrënoja pas sulmit brutal të natës së shkuar.

Presidenti amerikan Donald Trump i quajti taktikat e Putinit “të neveritshme”, ndërsa punonjësit e emergjencave punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat nga rrënojat.

Gjakderdhja e Putinit vjen ndërsa Rusia përballet me ultimatumin e ri të Trump për paqe deri më 7 gusht.

Ndërsa numri i viktimave u rrit këtë mëngjes, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha:

“Viktima më e vogël në oshë ishte vetëm dy vjeç. Ngushëllimet e mia për familjet e prekura. 159 persona u plagosën, 16 prej tyre fëmijë. Edhe një herë, një sulm kaq i shëmtuar nga Rusia tregon se presioni shtesë ndaj Moskës dhe sanksionet janë të nevojshme. Pavarësisht se sa Kremlini mohon efikasitetin e tyre, ato funksionojnë dhe duhet të jenë më të forta, duke goditur gjithçka që lejon që sulme të tilla të vazhdojnë. Dhe është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë për to”.

Dhjetë trupa, përfshirë një fëmijë të vdekur, u gjetën gjatë natës në rrënojat e një ndërtese banimi të shembur që u godit nga një raketë Iskander në lagjen Sviatoshinski të Kievit të enjten.

Një grua tjetër u nxor nga rrënojat këtë mëngjes, viktima e 24-të e këtij sulmi. Në total, numri i të viktimave nga sulmet e Putinit në kryeqytetin ukrainas u llogarit në 28 me 159 të plagosur, përfshirë 16 fëmijë.

E premtja u shpall ditë zie në Kiev.

SHARE