Mbështetja financiare e Bashkimit Evropian po zbatohet me sukses në Mal të Zi, kështu që Qeveria dhe të gjitha strukturat sociale presin përfitime të konsiderueshme nga fondet në dispozicion të Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e krizës së shkaktuar nga përhapja e koronës në nivelin global, tha kryenegociatori Aleksandar Drleviq.
Kryenegociatori vlerësoi se shpallja e epidemisë së virusit COVID-19 krijoi momente dhe rrethana të reja në të gjitha fushat e veprimit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në BE, duke kujtuar se BE mbështeti Malin e Zi në këtë situatë me 53 milion euro mbështetje të pakthyeshme.
Përmes dialogut konstruktiv dhe kontributit të anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane, u vlerësuan rezultatet në këtë fushë deri më tani, por gjithashtu u vlerësua rëndësia e përmirësimit të vazhdueshëm të kapaciteteve administrative, mbajtjes së stafit profesional në strukturën IPA dhe përgatitjen e një baze të dhënash të projekteve përkatëse dhe të gatshme, në mënyrë që shkalla e tërheqjes së fondeve nga Bashkimi Evropian të mbetet në një nivel të lakmueshëm në periudhën e ardhshme.