RRITJA E EKONOMISË NË ÇEREKUN E PARË TË KËTIJ VITI KA QENË 2.7%

Shkalla reale e rritjes së bruto prodhimtarisë së brendshme në çerekun e parë të këtij viti ka qenë 2.7%, tregojnë të dhënat preliminare të MONSTAT-it. Nga MONSTAT është kumtuar se Bruto Prodhimtaria e Brendshme e Malit të Zi në çerekun e parë të këtij viti ka qenë 913.1 milion euro, kurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka qenë 886 milion euro. Në shumën absolute janë krijuar vlera shtesë mbi 27 milion euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në kumtesën e MONSTAT-it.

SHARE