KOMUNA E TUZIT, PËR VITIN 2020, LIRON QYTETARËT NGA TATIMI PËR TRUALL, NË VLERË PREJ 500.000 EUR

Komuna e Tuzit, për vitin 2020, liron të gjithë qytetarët e Malësisë, nga tatimi për truall, në vlerë prej  500.000 EUR, thekson Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj shprehet se tatimi në patundshmëri është një ndër të ardhurat lokale kryesore që i ka të paraparë me ligj çdo komunë në Mal të Zi. Ky tatim është burim kryesorë financiar për çdo vetëqeverisje lokale.

“Kemi siellur aktvendimet për tatim në shtëpia, objekte biznesi, garazhe dhe objekte ndihmëse, kurse i gjithë tatimi në truall, për të gjithë qytetarët e Malësisë në vlerë prej afro 500.000 EUR, është falur për vitin 2020,” thekson Kryetari Gjeloshaj. 

Me anë të pagesës së këtij tatimi, qytetarët do të kontribuojnë që të zhvillohet Komuna e Tuzit, të bëhen investime në infrastrukturën lokale, do të ndihmojnë të realizohen projekte të shumta, si dhe të organizohen manifestime dhe aktivitete domethënëse për Malësinë.

“Këto janë parat tona të përbashkëta të cilat do ti investojmë së bashku në komunën tonë, për një të tashme më të mirë për të gjithë qytetarët, por edhe për një të ardhme që premton më shumë për brezat e rinjë të vendit tone,” përfundon Gjeloshaj.

SHARE